Sulmuesi i Milanit, Divock Origi, është trajnuar me pjesën tjetër të skuadrës sot dhe është në dispozicion për ndeshjen e nesërme në Champions League me Chelsean.
Stefano Pioli duhet të menaxhojë këtë ndeshje pa disa lojtarë kyç, duke përfshirë Mike Maignan, Theo Hernandez dhe kapitenin Davide Calabria, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Divock Origi u stërvit me pjesën tjetër të ekipit sot dhe do të jetë i disponueshëm në “Stamford Bridge” nesër.
Ish-sulmuesi i Liverpool nuk është i aftë për të startuar, por mund të inkuadrohet gjatë ndeshjes nëse Pioli ka nevojë për të.
/GazetaBlic Sport/


