Sporti

Pioli: Jemi të zhgënjyer, nuk donim këtë rezultat

05/04/2023 09:27
nga:E K

Milan nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Cremoneses.

Rossonerët barazuan dje me rezultat 1-1 për të bërë një hap prapa në luftë për zonën që të dërgon në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Milan, Pioli foli për media.

“Jemi të zhgënjyer në mënyrë absolute. Ne nuk e donim këtë rezultat. Ndeshjet tani janë të pakta dhe nëse nuk ndërrojmë marshin do të luftojmë për të hyrë në top katërshe. Një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën na zuri gjumi, u nervozuam dhe humbëm kthjellësinë.

Në pjesën e parë ne e vumë në praktikë atë që kishim përgatitur dhe ishim të rrezikshëm. Pastaj prisja më shumë thellësi sepse kishte hapësirë. Ne e menaxhuam mirë topin dhe e kontrolluam mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira, por nuk arritëm ta zhbllokonim ndeshjen.

Duhet ta transformojmë këtë zhgënjim në vendosmëri për ndeshjet e ardhshme.

Këto janë ndeshje vendimtare, ndoshta gabimi është këtu. Ne nuk po luanim vetëm kundër Cremonese sonte, por kundër Juves, Interit, Romës, Atalantës. Më pëlqeu pjesa e parë, pastaj në pjesën e dytë pushuam së luajturi si ekip.