Sporti

Pioli: Fituesi i Scudettos do të vendoset në dy xhirot e fundit

04/04/2022 23:32
nga:L J

Stefano Pioli e pranon se barazimi me Bolognan ishte ‘një mundësi e humbur’ për Milanin, por hedh poshtë sugjerimin që ata kishin presionin e të qenit lider.

Milan barazoi 0:0 sonte ndaj Bolognas në praninë e 70 mijë tifozëve në “San Siro”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e lehtë të analizosh ndeshjen e kësaj mbrëmjeje. Nuk ishim në gjendje të gjenim atë moment të vogël, topin e fundit, kthesën, goditjen që mund ta ndryshonte atë. Ne bëmë gjithçka tjetër”, tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Këto janë ndeshje ku nëse e kalon ngërçin herët, ato bëhen më të lehta, përndryshe janë jashtëzakonisht të vështira. Ne punuam shumë mirë me topin kundër një skuadre të ashpër.”

“Unë e përjashtoj plotësisht idenë se ishte një çështje psikologjike. Skuadra luajti me karakterin, temperamentin dhe mentalitetin e duhur, madje me cilësi deri në të minutat e fundit. Scudetto do të vendoset në dy xhirot e fundit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport