Sporti

Pioli: Është turp ta humbasësh me një paraqitje të tillë

09/18/2022 23:35
nga:L J

Stefano Pioli thotë se ai mund të festojë një paraqitje të fortë të Milanit në humbjen ndaj Napolit – por thotë se nuk është i kënaqur me rastet e humbura sonte.

“Nuk jam aspak i kënaqur dhe as lojtarët e mi nuk duhet të jenë. Ne shënuam vetëm një gol, i cili nuk mjafton për gjithçka që krijuam”, tha Pioli për DAZN.

“Është zhgënjyese, sepse mund të ndodhin netë kur kundërshtarët luajnë më mirë, por në këtë rast nuk duhet të kishim humbur. Shpresoj se do të mësojmë nga kjo që të jemi më klinik para portës, sepse bëmë gjithçka ashtu siç duhet, përveç gabimeve dhe mungesës së vendosmërisë në të zonën e penalltisë”.

“Mund të vij këtu dhe të them se isha shumë i lumtur sepse luajtëm më mirë se Napoli dhe krijuam shumë raste, por duke parë se ishim skuadra e vetme e pamposhtur në pesë ligat më të mira të Evropës për 22 raunde, më gjatë se Bayern Munich, Manchester City dhe Real Madrid, është turp ta humbasësh me një paraqitje të tillë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Milani u mposht nga Napoli në “San Siro” me rezultatin 1:2.

/GazetaBlic Sport