Pioli gjen sërish sulmuesin “bomber” për ndeshjen ndaj Romës.
Olivier Giroud e kompletoi të gjithë seancën stërvitore me shokët e tij dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Romës të planifikuar për të shtunën në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Francezi, i cili ka 13 gola dhe gjashtë asistime këtë sezon, është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi javën e fundit. Giroud shtrëngoi dhëmbët me Napolin, por humbi ndeshjen kundër Lecces, ku u zëvendësua nga Rebic.
Kundër Romës ai do të jetë sërish i disponueshëm, gati për të luajtur sërish në derbin ndaj Romës.
/GazetaBlic Sport/


