Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare, pjesëmarrëse në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, nuk kanë arritur të formojnë shumicën qeverisëse në këtë institucion.
Dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe një muaj pas verifikimit të mandateve, nuk është arritur të krijohet shumica e domosdoshme prej të paktën 8 anëtarëve të KKSH-së që do të siguronte një mandat të funksionimit katërvjeçar.
Për në orën 22:00, lista zgjedhore e Partisë për Veprim Demokratik-PVD kishte ftuar një seancë por asaj nuk iu është përgjigjur asnjë përfaqësues i listave tjera zgjedhore.


