Sporti

Philipp Lahm parashikon lojtarin që do të shkëlqejë në Kampionatin Evropian

03/28/2024 15:31
nga:Lorik J

Mbrojtësi legjendar i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Philipp Lahm, i cili u bë kampion bote në vitin 2014, është drejtori i përgjithshëm i Kampionatit Evropian që do të mbahet në vendlindjen e tij këtë verë. Lahm tani dha një intervistë të shpejtë në të cilën parashikoi lojtarët më të mirë dhe fituesin e turneut.

Lahm beson se medalja e artë do të fitohet nga Franca, nënkampionia aktuale e botës dhe se ylli kryesor i saj, Kylian Mbappe, do të jetë golashënuesi më i mirë i turneut, ashtu siç ishte rasti në Kupën e Botës në Katar, ku Mbappe shënoi një hat-trick në humbjen finale ndaj Argjentinës.

Si lojtari më i mirë i ri, Lahm sheh shpresën e re të Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz dhe si lojtarin më të mirë të të gjithë turneut, sheh një tjetër mesfushor të Bundesligës. Bëhet fjalë për Dani Olmo, yllin e RB Leipzig të cilin Lahm ia rekomandoi publikisht disa herë Bayernit të tij. Olmo shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Brazilit në paraqitjen e tij të fundit për Spanjën dhe është pothuajse e sigurt që do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/