Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, beson se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se dialogu ka dështuar dhe se nevojitet një strategji e re.
Petritsch ka thënë për mediat serbe se është shumë i shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.
“Duhet të merret parasysh nëse kjo është dëshmi se dialogu ka dështuar dhe se Brukseli duhet të zhvillojë një strategji të re që do të përfshijë kushtëzime dhe afate të qarta,” shpjegoi ai.
Petritsch ka theksuar se nëse nuk fillon shpejt procesi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mund të thuhet se dialogu ka dështuar dhe se strategjia do të duhet të ndryshohet.
“Në dialog, të dyja palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre. Dhe dhjetë vjet dështimi për të përmbushur detyrimin për formimin e Asociacionit është shumë e gjatë”, nënvizoi Petritsch.
Petritsch shtoi se ishte gabim që BE-ja priti shumë gjatë që Kosova ta përmbushte atë obligim.
“Dhjetë vjet më parë u llogarit në vullnetin e mirë të pjesëmarrësve në dialog. Tani BE-ja duhet të pranojë se priti shumë për të përmbushur detyrimet e saj,” është i bindur ai.
Petritsch theksoi se nevojitet një strategji e re, fokusi i së cilës do të jetë zbatimi me afate të qarta, sepse kjo është ajo që aktualisht mungon në dialog.


