Pas përfundimit të zgjedhjeve në Drenas, kandidati Petrit Hajdari ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen gjatë fushatës, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar përkushtimin e tij për të sjellë një qeverisje të mirë dhe ka pranuar rezultatin me sportivitet, duke uruar kundërkandidatin Ramiz Lladrovci për fitoren.
Hajdari shprehu mirënjohje për votuesit dhe tha se dashuria e tij për Drenasin mbetet e pandryshuar, pavarësisht rezultatit.


