Lajme

Peskov: NATO e interesuar për konfrontim

04/11/2022 13:57
nga:Astrit Gashi

NATO është e interesuar për konfrontim, zgjerimi i mëtutjeshëm i Aleancës nuk do i sjellë siguri më të madhe Evropës, ka deklaruar sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Disa herë kemi thënë se Aleanca para se gjithash është një pajisje e mprehur për konfrontim. Nuk ështe kjo një Aleancë që siguron paqen dhe stabilitetin dhe natyrisht, zgjerimi i mëtutjeshëm i Aleancës nuk do i sjellë siguri shtesë Kontinentit të Evropës”, u përgjigj Peskov në pyetjen e një gazetari se a e kanë befasuar raportet për zgjerimin e mundshëm të Aleancës dhe se a sheh aty ndonjë kërcënim për Rusinë.

Më herët, gazeta Times raportoi se Finlanda dhe Suedia synojnë anëtarësimin e NATO-s gjatë verës.