Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Borovci në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se në aksident janë përfshirë dy vetura ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


