Sporti

Pesë lojtarë të Superligës në listën e zgjeruar të Kosovës për miqësoret e qershorit

06/01/2025 12:55
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Armenisë dhe Komorove në muajin qershor.

Kosova ballafaqohet me Armeninë me 6 qershor, kurse tri ditë më vonë e pret Komoros, shkruan GazetaBlic Sport.

FFK ka publikuar edhe listën e zgjeruar të kombëtares, ku 5 prej tyre janë nga Superliga.

Ilir Avdyli (Malisheva), Ron Raçi (Prishtina), Arianit Hasani (Llapi), Elvir Gashijan (Llapi) dhe Drilon Hazrollaj (Malisheva).

/GazetaBlic Sport