Oda e Mjekëve të Kosovës ka përzgjedhur strukturat e reja pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit në të cilat u rizgjodh kryetar Pleurat Sejdiu.
Kuvendi i OMK-së është mbledhur dje nën drejtimin e Sejdiut ku është bërë përzgjedhja e strukturave të reja, por që në shumicën prej këtyre pozitave emrat kanë mbetur të njëjtë.
“Në këtë mbledhje Dr. Naser Gjonbalaj, Dr. Rrezart Halili dhe Dr. Luaras Idrizi, u zgjodhën nënkryetarë të OMK-së, ndërsa përmes votimit të fshehtë u zgjodhën kryetarët, zv.kryetarët dhe anëtarët e organeve të OMK-së”, thuhet në njoftim.
Anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën: Dr. Faik Shatri, Dr. Shqipe Ukelli- Bajrami, Dr. Tefta Isufaj-Haliti.
Kryetar i Këshillit Mbikqyrës u zgjodh Dr. Rrustem Musa, zv. kryetar Dr. Florim Zejnullahu, anëtarë: Dr. Shaip Aliu, Prof.Dr. Brunilda Profka- Haxhiu, Dr. Flori Bakalli
Këshilli Etik: Dr. Fejsal Mehmeti, kryetar i Këshillit Etik, Zv. Kryetar Dr. Agron Çitaku, anëtarë: Dr. Dafina Mahmutaj dhe Dr. Siada Selmani.
Prokuror i OMK-së u zgjodh Dr. Bajram Ajeti ndërsa Zv. Prokuror Dr.Adnan Biqku. Pjesëmarrës të kësaj mbledhje ishin 123 anëtarët të Kuvendit të ri të OMK-së. Gazeta Shneta


