Sporti

Përzgjedhësi i Rusisë, Valeri Karpin reagon pas përjashtimit të tyre nga FIFA: “Shpresonim që fituesi të gjendej në fushë”

02/28/2022 23:12
nga:E K

Pas Federatës Ruse, ishte radha e trajnerit Valeri Karpin të reagonte ndaj vendimit të FIFA-s.

Pasi Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në play-off kualifikues për Kupën e Botës 2022, duke i dhënë fund kështu mundësisë për të arritur në Katar ka reaguar përzgjedhësi i Kombëtares ruse,Valeri Karpin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa të zhgënjyer jemi me këtë vendim të FIFA-s. Shpresonim që fituesi të gjendej në fushë, por nuk mund të mos më vjen keq për djemtë e mi. Shumë prej tyre ëndërronin të luanin në një Botëror dhe tani ëndrra e tyre ka marrë fund”, tha ai.

Kujtojmë që Rusia ishte në gjysmëfinale të play-off-it me Poloninë. Fituesi do të përballej me Suedinë ose Republikën Çeke.

/GazetaBlic Sport/