Lajme

Përurohet Stacioni i Autobusëve në Junik

12/24/2022 17:46
nga:Astrit Gashi

Kryetari i komunës së Junikut së bashku me Ministrin e zhvillimit rajonal z. Fikrim Damka kanë përuruar sot stacionin e autobusëve në Junik.

Sipas njoftimit, kryetari Shehu falënderon ministrin Damka për përkrahjen në ndërtimin e këtij stacioni, njëherit theksoj se tani e tutje qytetarët do të kenë infrastrukturë moderne dhe shërbime më të mira.

“Ky projekt është investim kapital në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna Junik në vlerë prej 98,888.88 € (MZHR ka financuar me shumën 90,000.00 € kurse Komuna e Junikut shumën prej 8888.88 €).

Ministri Fikrim Damka i cili na nderoj me prezencën e tij se bashku me bashkëpunëtorët nga MZHR theksuan se ky investim ka për qëllim ngritjen e shërbime për qytetarët dhe se Juniku nga tani e tutje ka një stacion bashkëkohor që plotëson kërkesat e qytetarëve“, thuhet në njoftim.