Lajme

Personi që u gjet pa shenja jete në Rugovë është ish-ushtar i UÇK-së

11/11/2021 17:25
nga:Y I

Një person që është gjetur sot pa shenja jeta në Rugovë.

Sinjali mëson se viktima është Arton Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së.

Rastin e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Në malet e Rugovës, më saktësisht në fshatin Shtupeq, si pasojë e goditjes nga lisi në mal ka humbur jetën një person, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Vdes një person në Rugovë të Pejës pasi goditet nga lisi