Lajme

Vdes një person në Rugovë të Pejës pasi goditet nga lisi

11/11/2021 17:12
nga:Y I

Një person ka vdekur në fshatin Shtupeq të Rugovës, pasi një lis e ka goditur për vdekje.

Rastin për e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Në malet e Rugovës, më saktësisht në fshatin Shtupeq, si pasojë e goditjes nga lisi në mal ka humbur jetën një person, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Gjykata merr vendim për të dyshuarit që e therën me thikë një 21-vjeçar në Zhur