Lajme

“Përsëritja e zgjedhjeve në veri tregon se ka qenë gabim, që me polici, të merren objektet e komunave”

06/03/2023 19:37
nga:Y I

Pas tensioneve të ditëve të fundit në veri të vendit, faktori ndërkombëtar ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në këto komuna.

Këtë propozim po e shohin si të realizueshëm presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Duke komentuar këtë situatë të re të krijuar, drejtori ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, tha për “Gazeta Blic” tha se përsërtja e zgjedhjeve tregon se ka qenë i padrejtë insistimi që me polici të merren objektet e komunave.

Jashari tha se kjo konfirmon se Kosova nuk ka mundësi të shtrijë e vetme kontrollin në veri.

Ai tutje potencoi se pa koordinim me faktorin ndërkombëtar rrezikojmë ta humbasim tërësisht atë pjesë.

“Tashmë paralajmrimi për të përseritur zgjedhjet është edhe një argument se ka qenë vendim i padrejtë insistimi që me polici të merren ndërtesat e Komunave. Vetëm se ka konfirmuar se Kosova nuk ka mundësi e vetme ta shtrij kontrollin në Veri dhe as të integroj komunitetin Serb atje. Qështja e Veriut nuk është thjesht çështje procedure, por është politike ku janë të involvuar gjith komuniteti ndërkombëtarë dhe pa një kordinim rrezikojmë humbjen e tërsishme të asaj pjese” tha Jashari për “Gazeta Blic”

Jashari  tha se qasja e Kurtit për t’iu mundësuar hyrjen në objektet e komunave kryetarëve, ka qenë e drejtë ligjërisht por e pa menduar mirë praktikisht.

“Qasja e Kurtit për të mundësuar kryetarëve të rinjë hyrjen në ndërtesën e komunave mendoj që ka qenë e drejtë ligjërisht por e pa menduar mirë praktikisht, pa një analizë dhe popullizëm afatshkurtër duke i njohur rrethanat që mbretrojnë atje, sepse kryetarët duhet të punojnë dhe pa u krijuar kushtet ska mundësi të punojnë.Rrethanat e krijuara dhe pasojat në aspektin e sigurisë treguan se nuk ishte qasje e mirë dhe për të kryer punë.Përkundrazi reagimi ndërkombëtar dhe qortimi publik i kosovës pasi i pranuan zgjedhjet si të rregullta i ka bërë dëm Kosovës dhe vet procesit” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Kryeministri Albin Kurti, sot nga Ferizaj ka folur për situatën në veri të vendit dhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se kryetar të rinj mund të ketë vetëm pas zgjedhjeve të reja dhe ka potencuar se s’mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja.

”Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti 

/Gazeta Blic/

Analisti nga Shqipëria: Edi Rama bën rolin e ndërmjetësuesit pa patur mandat, foli mbrëmë kundër Kurtit për t’i ‘fituar’ zemrën Blinken

Tensionet në veri, Sejdiu: Kurti ndërtoi rrethanë të re që t’i ikë Asociacionit pa marrëveshje finale!

Kurti: S’mund të ketë kryetarë të rinj në Veri pa zgjedhje të reja