Sporti

Përplasje mes Liverpoolit dhe Leipzigut për futbollistin portugez

12/15/2023 21:12
nga:E K

Liverpooli ka kërkuar rikthimin e Fabio Carvalhos nga RB Leipzig, ku ai mbetet në huazim. Megjithatë klubi gjerman nuk ka dëshiron ta lërë të largohet në janar.

Sipas “Sky Sports”, Leipzigu ka informuar drejtuesit skuadrës angleze se ka planifikuar qëndrimin e mesfushorit sulmues portugez të paktën deri në fund të sezonit.

Arsyeja kryesore pse Liverpooli kërkon ta ndërpresë huazimin është aktivizimi i paktë i lojtarit në ekipin gjerman.

“The Reds” e blenë verën e kaluar Carvalhon te Fulhami për 6 milionë euro, por vendosën ta huazonin, pasi në Anfield nuk do të kishte mundësi për t’u aktivizuar menjëherë.

Mirëpo edhe në Bundesligë nuk ka grumbulluar shumë minuta: ka qëndruar në fushë vetëm 347 minuta në 13 paraqitje gjatë gjysmës së parë të sezonit.