Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kishte apeluar që të zbardhët rasti i Deçanit ku mbeten të vdekur tre persona. E ndaj saj kishte reaguar publicistit Imer Mushkolaj, i cili ia ka kujtuar Bajramit 2 milionë eurot e vjedhura në ministrin ku ajo ka punuar, duke thënë se me mirë të mos e çelte gojën fare ish- ministrja, shkruan Gazeta Blic.
Ndaj deklaratës së Mushkonja ka reaguar ashpër, ish-ministrja Bajrami, e cila ka thënë se nuk do ta mbyllë gojën përderisa nuk ka bërë asgjë për t’i ardhur turp.
Tutje ajo ka thënë se Mushkolaj nuk është i informuar dhe kish qenë mirë të informohej më mirë, sepse siç ka thënë ajo, hajnat e 2.1 milionëve janë në burg, dhe se ka aktakuzë për rastin në fjalë.
“z. Mushkolaj, unë skam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur.
Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove.
Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku”, ka shkruar Bajrami.
Ky reagim i Bajramit vjen pasi Mushkolaj i kishte thënë bajramit, se do po të ishte në vend të bajramit do e kisha mbyllur gojën.
“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, kishte shkruar Mushkolaj.
Më tutje Mushkolaj, ka reaguar përsëri duke i thënë Bajramit, se qytetarët presin që paratë e vjedhura të kthehen në buxhet deri në centin e fundit.
Imer Mushkolaj i reagon Bajramit: 2 milionë euro janë vjedhë në kohën e saj, tash mban ligjëratë


