Lajme

Përplasen dy trena në Barcelonë, plagosen 70 persona

12/07/2022 10:29
nga:Y I

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Barcelonë në Spanjë ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë 70 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin Montcada i Reixac, ndërkohë ende nuk dihet shkaku i përplasjes.

“Ne ishim duke pritur trenin dhe dëgjuam përplasjen. Treni lëvizi dy metra dhe më pas u ndal. Shumë njerëz u rrëzuan nga përplasja sepse treni ishte plot”, sipas një dëshmitari.