Lajme

Përparim Rama tha se është apartiak që kandidon nën ombrellën e LDK-së, ky është komenti i Xhafer Tahirit

06/02/2021 22:14
nga:M K

Një nga figurat kyçe të LDK-së, Xhafer Tahiri e ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kandidatit për Prishtinën nga kjo parti, Përparim Rama.

Ai tha se vetë fakti që Rama e ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj, përcjell GazetaBlic.

Tutje Tahiri shtoi se arkitekti gëzon përvojën e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

“Po tash, vetë fakti që ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj. Z. Rama gëzon dijen e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

Për qytetarët e Prishtinës, që besoj shumë se do të vlerësojnë drejtë, është zgjidhja më e mirë”, tha ndër të tjera Tahiri në Kanal10.

LEXO EDHE:

Pëparim Rama: Do të jem kandidat i LDK-së, por pa u anëtarësuar në parti – Jam apartiak!

/GazetaBlic/