Lajme

Pëparim Rama: Do të jem kandidat i LDK-së, por pa u anëtarësuar në parti – Jam apartiak!

06/01/2021 21:20
nga:M K

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, tha se ai do t’i hyjë garës si apartiak.

Tutje, Rama, shtoi se një mik i përbashkët i tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e propozoi atë për kryetar, me çka edhe aranzhoi një takim mes palëve, për t’u zyrtarizuar më pas gjithçka, përcjell GazetaBlic.

“Besoj në Lumirin, e shoh si vizionar. Ai vërehet që mundohet për të mirën e Prishtinës. Pra, një apartiak si unë e fton të kandidojë për kryetar, ku edhe shihet që është vizionar.

Ftesën nga Abdixhiku nuk e mora seriozisht, pasi nuk e kam menduar t’i hyjë kësaj çështjeje. Një mik i përbashkët i yni më propozoi te Lumiri, pastaj gjetëm gjuhën e përbashkët”, tha ndër të tjera Rama në Rubikon.

LEXO EDHE:

Përparim Rama zbulon arsyen pse po kandidon për të parin e Prishtinës

/GazetaBlic/