Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ulur në bankat e shkollës ku ka kryer mësimet në fëmijëri “Hasan Prishtina”, ku bashkë me nxënësit ka dëgjuar për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Në orën e parë të mësimit sot në këtë shkollë ka treguar rrëfimin ish ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti.
Rama ka thënë se ka qenë rrëfim inspirues nga një grua që sot vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare.
Postimi i tij i plotë:
Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në #kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës.
Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare.


