Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj në Pejë, për dy viktimat nga vërshimet mbrëmë në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do të mungojë ndihma e Komunës së Prishtinës, që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja dhe se do ta bëjnë këtë me të gjitha kapacitetet që ka kryeqyteti.
Postimi i tij i plotë:
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre.
Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës.
Të gjithë bashkë mund të ja dalim!


