Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për përfundimin e instalimit të sistemeve moderne të kamerave të sigurisë në objektet e Brigadës Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, ky projekt, i realizuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, synon të rrisë nivelin e sigurisë për personelin, pajisjet dhe infrastrukturën jetike përmes mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe reagimit të shpejtë.
Rama theksoi se siguria fillon nga infrastruktura dhe se çdo investim në këtë drejtim përmirëson jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.


