Lajme

Përmbytje të mëdha në Brazil, të paktën 24 viktima

12/31/2021 11:46
nga:Y I

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut.

Nga përmbytjet kanë humbur shtëpitë 37.324 persona, ndërsa janë janë zhvendosur 53.934 të tjerë.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nga përmbytjet janë prekur 141 qytete ndërsa në 132 qytete të tjera kanë shpallur gjendjen emergjente.

Në pjesën jugore të Bahia-s ishte njoftuar se 37 qytete kanë mbetur plotësisht nën ujë për shkak të përmbytjeve nga shirat intensivë që nga java e kaluar.

Guvernatori i shtetit Bahia, Rui Costa ka deklaruar se rajoni është ndikuar njëkohësisht nga fatkeqësia natyrore dhe COVID-19 dhe se të gjitha ilaçet dhe vaksinat në disa qytete janë bërë të papërdorshme.

Kapen duke luajtur bixhoz në orë policorë, gjobitën 22 persona