Lajme

Kapen duke luajtur bixhoz në orë policorë, gjobiten 22 persona

12/31/2021 11:43
nga:Y I

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë natës në rrugën “Ukshin Kovaçica”, kanë vërejtur se brenda një lokali po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se brenda lokalit janë hasur 22 persona, ndërsa në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 782 mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati

“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë”.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar personat të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, policia njofton së të njëjtëve u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të masave kufizuese kundër pandemisë.

Qeveria injoron policët, nuk ua plotëson kërkesën për pagën e 13-të