Lajme

Përmbytet varka me 21 emigrantë në Greqi

05/22/2022 20:08
nga:G B

Përmbytet një varkë me 21 emigrantë në Greqi.

Mediat vendase shkruajnë se emigrantët po futeshin në Greqi, por në zonën në lindje të Rodosit kanë hasur vështirësi, pasi varka u është pëmbytur.

Një prej pasagjerëve ka thirrur për ndihmë përmes numrit europian 112. Të gjithë emigrantët janë transportuar në mënyrë të sigurtë në portin e Rodos, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos. Ende nuk bëhen me dije detaje nga shtetësia e tyre.