Lajme

Përmbytet Rruga e Arbrit, uji vërshon nëpër tunele

11/03/2023 20:22
nga:Y I

Edhe “Rruga e Arbrit” është bërë thuajse e pakalueshme për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.

Uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë, si dhe ka përmbytur urën e fshatit.

Drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.