Lajme

Përleshje në Postën e Kosovës, ndërhyn policia

06/11/2021 14:55
nga:M K

Pas një mosmarrëveshjeje në Postën e Kosovës janë përleshur disa persona, ku më pas ka ndërhyrë edhe policia.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.

Personat e përfshirë janë duke u intervistuar.

“Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo për GazetaBlic.

LEXO EDHE:

Për 24 orë, konfiskohen 507 patentë shoferë