Lajme

Përleshja me thika në Prishtinë

05/12/2022 00:48
nga:Gazeta Blic

Një një përleshje me thika ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Raportohet se nga incidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet kompetente të policisë, dhe po merren me rastin.

Sipas dëshmitarëve, në këtë përleshje janë përfshirë dy familje.

Jo zyrtarisht mësohet se të plagosurit janë babë e djalë.