Sporti

Përfunon ndeshja Szczecin – KB Prishtina, ky është rezultati final

03/20/2023 19:47
nga:Lorik J

Ka përfunduar ndeshja mes Szczecin dhe KB Prishtinës në Poloni.

Ekipi polak, Szczecin ka arritur fitoren dhe kalimin në “Play Off” të ENBL League, shkruan GazetaBlic Sport.

Szczecin ka mposhtur ekipin nga kryeqyteti, KB Prishtina me rezultatin 85-78.

Cuthbertson ishte lojtari më efikas në parket me 18 pikë, kurse tek Prishtina më i dalluari ishte Thomas me 17 pikë.

Me këtë rezultat, KB Prishtina eliminohet nga ENBL League, teksa polakët avancojnë në “Final Four”.

/GazetaBlic Sport