Sporti

Përfundon sezoni për Rodrygo, braziliani dëshiron largimin nga Real Madrid

05/13/2025 12:21
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico në fundjavë dhe dëshiron me çdo kusht largimin nga Real Madrid.

Braziliani ndihet në hijen e Bellingham dhe Mbappe, kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai mendon se nuk po vlerësohet dhe ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij gjatë ditëve të fundit, i mërzitur nga situata e krijuar.

Për më tepër, në stërvitjen e sotme ai ka pësuar një lëndim, duke e përfunduar sezonin para kohe. Ka mundësi që ai të mos luajë më fare me fanellën e skuadrës së madhe spanjolle, duke u larguar nga Real Madrid në merkaton e verës.

/GazetaBlic Sport/