Është duke u mbajtur ceremonia “rinia përpara festojmë fuqizimin e të rinjve’, e organizuar nga UNICEF në Klan Arena.
Krejt kjo ceremoni u organizua për të festuar përfundimin e projektit 5-vjeçar “Up to youth” ku morën pjesë rreth 4 mijë të rinj nga nëntë komuna të Kosovës.
Pjesëmarrësit ishin kryesisht të rinj të cilët kanë qenë të përjashtuar nga gjithëpërfshirja.
Gjatë kësaj periudhe, ata u trajnuan në fusha të ndryshme si ndërmarrëia, fushatat avokuese e aftësitë e but, ku gjatë periudhës 5-vjeçare u tha se janë mbajtur 82 iniciativa të ndryshme,.
Pas kësaj ceremonie ata janë po ashtu të gatshëm për tregun e punës.


