Sporti

Përfundon pjesa e parë në finalen mes Dritës dhe Llapit, dy gola pas 45 minutave lojë

05/26/2022 20:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Kosovës.

Drita dhe Llapi po luajnë me rezultat të bararbartë pas 45 minutave lojë, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Podujeva kaloi në avantazh me golin e Riveras në minutën e 6-të, por Drita u përgjigj nëpërmjet Hamdi Namani, që shënoi golin e barazimit.

Ishte një pjesë e parë e kujdesshme nga dy skuadrat, të cilat shfrytëzuan dy momentet më të mira të tyre për të shënuar nga një gol.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/