Ka përfunduar pjesa e parë në super derbin e Turqisë.
Galatasaray dhe Konyaspor po luajnë baraz me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i hershëm i minutës së parë që i dha avantazhin skuadrës së Galatasaray, atje ku Oliveira shënoi pas vetëm 60 sekondash.
Megjithatë, Endri Çekiçi e ndali gëzimin e skuadrës vendase, duke barazuar shifrat në 1 me 1, ku shënoi një super gol të vërtetë nga më shumë se 30 metra.
Endri Çekici'den harika füze ?pic.twitter.com/9vNe0WhWsQ
— Futbol Üçten Büyüktür (@UctenBuyuktur) September 16, 2022
Mesfushori shqiptar ishte shumë pranë që të realizonte një tjetër super gol, por goditja e tij përfundoi në shtyllën e Musleras.
Rashica është në stol tek Galatasaray, kurse Zymer Bytyqi po luan nga minuta e parë tek Konyaspor.
/GazetaBlic Sport/


