Sporti

Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Chelseat dhe Palmeiras

02/12/2022 18:54
nga:Gazeta Blic

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Botës për klube, ku rezultati mes Chelseat dhe Palmeiras qëndron i barabartë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni evropian Chelsea është duke barazuar pa gola me skuadrën e Palmeiras, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat gjatë kësaj pjese arritën të krijojnë shanse për gol, ku Chelsea regjistroi nëntë sosh në krahasim të shtatë tentimeve sa kishte Palmeira, por të dy portierët arritën të mbajnë portat e paprekura.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 0:0.