Ka përfunduar pjesa e parë e duelit KB Trepça – KB Rahoveci, ndeshje kjo e cila po luhet në kuadër të “Final8” Kupa e Kosovës.
Skuadra e Trepçës ka shkuar në pushim me epërsi prej 15 pikësh, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 40-25.
Basketbollisti më i dalluar ishte Amin Hot me 10 pikë të realizuara, 3 kërcime, 2 asistime dhe një top të vjedhur.
/GazetaBlic Sport
Përfundon çereku i parë i takimit Trepça – Rahoveci


