Ka përfunduar çereku i parë i duelit KB Trepça – KB Rahoveci, ndeshje kjo e cila po luhet në kuadër të “Final8” Kupa e Kosovës.
Çereku i parë i duelit që po zhvillohet në “Palestrën Karagaçi” në Pejë ka përfunduar me rezultatin 14-8 në favor të Trepçës, shkruan GazetaBlic Sport.
Basketbollisti më i dalluar deri më tani ishte Drilon Hajrizi me 7 pikë, 1 asistim.
Ndërkohë, tek Rahoveci më i dalluari ishte Yarbrough.
/GazetaBlic Sport


