Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së basketbollit mes KB Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.
Pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “Play Offit” ka përfunduar me rezultatin 31-37, shkruan GazetaBlic Sport.
Çereku i parë i ballafaqimit përfundoi me rezultatin 13-25, pasi skuadra mysafire e nisi mjaft mirë takimin.
Në çerekun e dytë, Rahoveci u ngjall paksa dhe ngushtoi avantazhin e rivalit në vetëm gjashtë pikë.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Rahovec kishte përfunduar me rezultatin 69-66.
/GazetaBlic Sport.


