Sporti

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Shkupi – Ballkani, ky është rezultati

08/18/2022 21:48
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shkupit dhe Ballkanit.

Skuadrat shqiptare po luajnë për fazën e Play Off-it të Europa Conference League, ku njëra prej tyre do të sigurojnë biletën për fazën e grupeve të garës më të re evropiane për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

45 minutat e para ishin mjaftë dinamike dhe me raste të mira shënimi.

Shkupi dhe Ballkani u ndanë me barazim në pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Adetunjiti cili u gjet mirë në zonën e Ballkanit pas harkimit të Alvarez në minutën e 19’të të harkimit.

Albion Rrahmani u shfaqë në skenë vetëm 4 minuta më pas për të barazuar shifrat në stadiumin “Todor Proeski“.

Përkundër rasteve të tjera që patën skuadrat epilogu final i pjesës së parë ishte 1-1.

/GazetaBlic Sport/