Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një takim pa shumë histori në “Fadil Vokrri”, me të dy skuadrat që u treguan shumë të kujdesshme në aspektin defnaziv, duke ofruar pak në sulm.
Kreshnik Uka e gjeti rrugën e golit për skuadrën e Prishtinës, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Drita kishte dy raste të mira, një me Blendi Baftiun dhe një tjetër me Marko Simonovskin, por që goli nuk erdhi dot.
“Intelektualët” renditen në vendin e parë tashmë me 18 pikë, kurse Prishtina në vendin e katërt me 12 sosh.
Duhet cekur që kishte një atmosferë fantastike në stadium, me dy tifo-grupet që dhuruan spektakël në tribuna.
/GazetaBlic Sport/


