Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave me me postë.
Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të këtyre votave, nga gjithsej 223 vendvotime.
Sipas rezultateve të proceduara nga KQZ, partia me më së shumti vota me postë është Lëvizja Vetëvendosje.
VV ka 60 mijë e 3 vota apo 72.94 për qind. Në vendin e dytë është LDK me 9 mijë e 881 vota apo 12.01 për qind.
Në vendin e tretë është PDK me 6 mijë e 758 vota apo 8.21 për qind. E katërta është AAK me 3 mijë e 444 vota apo 4.19 për qind.



