Lajme

Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati në Gjilan

10/22/2025 11:34
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave me kusht edhe në Komunën e Gjilanit.

Sipas rezultateve të publikuara, Alban Hyseni nga VV renditet i pari me 38 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së ka marrë 23 vota.

Nga rezultatet preliminare, Hyseni ka gjithsej 21,463 nota, ndërsa Ismajli ka 14,761 vota.