Ka përfunduar derbi i Torinos në Serie A.
Juventusi dhe Torino kanë barazuar në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me ndeshjen që nuk prodhoi një fitues.
Një fakt interesant është se Torino e dominoi rrjedhën e ndeshjes ndaj Juventusit, madje ishte skuadër shumë e rrezikshme.
De Ligt shënoi për Juventusin në minutën e 13-të, kurse Belotti barazoi shifrat në minutën e 62-të.
“Zonja e Vjetër” renditet në vendin e 4-të me 47 pikë, kurse Torino në vendin e 10-të me 33 pikë.
/GazetaBlic Sport/


