Sporti

Përfundon me barazim takimi Kosovë U21 – Bullgari U21

10/17/2023 19:32
nga:L J

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka barazuar në udhëtim te Bullgaria, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

“Shpresat” e Kosovës barazuan 1:1 me Bullgarinë në Sofje.

Golin për Dardanët U21 e realizoi sulmuesi i Dritës, Ardit Tahiri. Tahiri u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e tetë të takimit.

Kosova mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës nga minuta e 82-të pasi Hoti u përjashtua me karton të kuq.