Partia Demokratike e Kosovës i ka ftuar të gjitha partitë politike parlamentare që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës dhe të votohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Hamza tha se ky është qëndrim i përbashkët i nxjerrë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u zhvillua të martën në mesditë.
“Është qëndrim i përbashkët – është kërkesë që të thirret seanca dhe Ligji të kalohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë arsye, as procedurale, ligjore, e nuk duhet të ketë as politike, që Ligji të mos kalojë në lexim të dytë”, tha Hamza.
Hamza tha se kërkesa lidhet me “një padrejtësi që ka ndodhur në Hagë”, ndërsa ka shtuar se verdikti i Gjykatës Speciale në Hagë është “një goditje” për popullin e Kosovës.
Sipas Hamzës, Ligji nuk i përket vetëm Partisë Demokratike të Kosovës.


