Sporti

Përfundon aventura tek City, Sterling shumë pranë kalimit tek skuadra tjetër angleze

07/02/2022 11:23
nga:Mergim Rreci

Chelsea është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Manchester Cityn për shërbimet e Raheem Sterling.

Sipas Daily Mail, pritet që në ditët në vijim të plotësohen të gjitha detajet e transferimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Blutë do të paguajnë rreth 52 milionë euro për të. Sulmuesi anglez 27-vjeçar nuk po luante minutat e dëshiruar në njëmbëdhjetëshen e Pep Guardiolës, ndaj do të jetë i interesuar të ndryshojë klube dhe të nisë një projekt të ri në karrierën e tij.