Sporti

Përfundon aventura arabe, Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi

07/06/2023 18:22
nga:Mergim Rreci

Sokol Cikalleshi ishte autor i 11 golave në Arabinë Saudite me Al Khaleej, megjithatë e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë në Arabi. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, do të rikthehet në Turqi, te Konyaspori, klub që zotëron kartonin e kavajasit.

Cikalleshi u huazua për një sezon në Arabinë Saudite, duke e ndihmuar ekipin e Al Khaleej që të shmangte rënien. Megjithatë, duket se klubi arab nuk do të aktivizojë klauzolën për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

32-vjeçari është në planet e Konyasporit për sezonin e ri, por gjërat do të ndryshonin vetëm nëse në derën e turqve do të vinte ndonjë ofertë e kënaqshme.

Shtatlarti është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë të kombëtarja e Shqipërisë, teksa numëron mbi 50 ndeshje me përfaqësuesen. Dhe ka shënuar 12 gola.